Last Updated on 15/07/2025 by adminfjala
Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën.
Bëhet fjalë për vatrat e zjarrit në fshatrat Drenovë, Suk 2 dhe Frakull e Madhe.
“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimeve për vatra zjarri në këto fshatra, shërbimet e komisariateve të Policisë Mallakastër dhe Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: E. V., 70 vjeç, banues në fshatin Drenovë; Xh. R., 59 vjeç, banues në fshatin Suk 2; R. Ç., 48 vjeçe, banuese në fshatin Frakull e Madhe.”- bën me dije Policia e Fierit./kb