Përplasja Lapaj-Shabani, Ana Dajko mund të rrëmbejë mandatin nëse s’ka ‘paqe’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme, komisioneri Celibashi ka të drejtë të shpërndajë mandatet dhe të publikojë emrat e fituesve në Tiranë, ku është edhe mandati i debatueshëm i ‘Nismës Shqipëria Bëhet’.

Komisioneri ka vendosur t’u japë të rinjve pak kohë, siç është kërkuar prej tyre, derisa Shabani të kthehet në Shqipëri të shtunën. Por nëse bisedimet dështojnë, Zeqir Kordhoni lë përfundimisht jashtë Kuvendit, Adriatik Lapajn.

Por edhe vetë Kordhoni ka zero shanse të hyjë në Kuvend. Aktualisht mandatin e zotëron Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, jeton në Sarandë dhe është nëna e anëtarit të kryesisë së partisë së Lapajt, Vasil Dajko.

Ajo ka shanse të larta të pranojë mandatin nëse nuk ka zgjidhje përplasja Lapaj-Shabani. Burime pranë Partisë Shqipëria Bëhet, thanë, se ajo do të pranojë mandatin, duke mos rrezikuar kështu që Livia Savri, që është e dyta në listë të hyjë në Kuvend.

Livia është partnerja e Endri Shabanit, ndaj Ana Dajko, ngelet për Lapajn arma e vetme për të lënë me ‘gisht në gojë’ Shabanin.

Debati mes tyre nisi pasi daja i Endri Shabanit nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, duke qenë se pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit.

Kreu i Shqipëria Bëhet bën fajtor për dajën e tij, Endri Shabanin. Ky i fundit tha se kryeneçësia e Zeqir Kordhonit, për të mos dhënë dorëheqjen nga lista e mbyllur, erdhi pas kreu i “Shqipëria Bëhet” i kërcënoi fëmijët. Në listën e hapur, Lapaj mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla./e.t

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV