Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më tani, e premte, 18 korrik, sipas të dhënave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), janë liruar plot 17 mijë e 334 metra katrorë hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në kryeqytet ky operacion është fokusuar fillimisht në akset kryesore, por pritet të shtrihet në të gjitha lagjet dhe zonat periferike.

“Vijon lirimi i hapësirave publike në akset kryesore, për të vijuar më tej, në çdo cep të qytetit”, bën me dije IMT Tiranë në një deklaratë zyrtare, ku krahas kësaj fjalie bëhen me dije dhe shifrat zyrtare të deritanishme mbi këtë aksion.

Kështu:

1.Janë njoftuar 1428 subjekte për lirimin e hapësirave të zëna;

2.Janë realizuar 352 çmontime vullnetare nga subjektet përkatëse;

3.Janë hartuar 32 akt-konstatime për kundravajtje, ndaj atyre që nuk kanë respektuar afatet apo urdhrat ligjorë.

Kjo nismë vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, i cili pas vizitave në disa bashki të vendit, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e hapësirave publike, si dhe një “rifreskim” të administratës vendore.

Pas kritikave të tij, kanë ndodhur dorëheqje dhe shkarkime të drejtuesve të njësive administrative dhe zyrtarëve lokalë që nuk kanë përmbushur detyrat./kb

Të fundit

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC News,...

Lajme të tjera

Web TV