Last Updated on 21/07/2025 by adminfjala
“Kemi arritur një akord së bashku dhe mandatin do ta marrë zonja Xhuveli e listës së mbyllur”.
Ky është mesazhi që ka dhënë sot për mediat Endrit Shabani, aktor i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit. Ky mesazh i tij ishte i befasishëm dhe vështirë të besohet, sepse e kundërta duket në kampin tjetër.
“Shqipëria Bëhet” sot ka reaguar duke i kërkuar KQZ-së që të respektojë dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur, të cilët kanë qenë emra thjesht fiktivë.
Të kundërtën thotë Endri Shabani. Duket se ai nuk ka biseduar me partinë aleate dhe, madje, nuk ka ndjekur as lajmet e ditës.
