Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur nga Bazilika e Linit, një nga thesaret arkeologjike më të çmuara të vendit.

“MIRËMËNGJES dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlën e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Kryeministri në postimin e tij.

Postimi i shefit të qeverisë shoqërohet me fotografi që pasqyrojnë bukurinë natyrore dhe vlerat kulturore të Linit, një destinacion gjithnjë e më i vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

Me këtë mesazh, Kryeministri synon të nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe të inkurajojë vizitat në vendet historike që pasqyrojnë identitetin dhe lashtësinë e Shqipërisë.

Bazilika e Linit, e njohur për mozaikët e saj të rrallë dhe pozicionin piktoresk buzë liqenit të Ohrit, është një ndër atraksionet kryesore kulturore në juglindje të vendit./kb

 

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV