Last Updated on 22/07/2025 by adminfjala
Gianluigi Donnarumma qëndron në pritje të sinjaleve nga Parisi për të ardhmen e tij.
Kontrata i skadon për pak më shumë se një vit dhe ende nuk është arritur një marrëveshje rinovimini. Situata për momentin nuk ka zgjidhje, por në horizont priten zhvillime, pasi në ditët në vijim janë planifikuar takime të reja.
Nga Franca raportohet për një situatë bllokimi. Në realitet, ekziston vullneti i përbashkët mes palëve për të vazhduar negociatat, që kanë nisur prej më shumë se një viti. Për këtë arsye, në axhendë janë vendosur bisedime të reja në kërkim të një marrëveshjeje që i kënaq të dyja palët.
Donnarumma prej muajsh përsërit se prioriteti i tij është të qëndrojë te klubi që e ndihmoi të afirmohej si një nga portierët më të mirë në botë. Kapiteni i Italisë e pëlqen jetën në Paris, ku ka lindur edhe djali i tij, vlerëson evolucionin e projektit që nisi në vitin 2021. m.p.
