Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga kritikat me fjalë, tashmë Edi Rama ka vendosur t’u kufizojë pushtetin kryebashkiakëve edhe me ligj. Me një vendim të ri, qeveria ua heq bashkive të drejtën për të dhënë leje ndërtimi për pallate mbi 6 kate njësive vendore, duke ia rezervuar këtë kompetencë vetes, përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, që drejtohet nga Kryeministri. Krahas kësaj, qeveria ka miratuar një sërë ndalimesh të reja për përdorimin e hapësirave publike dhe pronave private me servitut publik, duke legalizuar në letër shembjet e javëve te fundit.

Mërinë ndaj punës së kryebashkiakëve Edi Rama e shprehu edhe në ligj. Nëpërmjet një VKM të miratuar nga qeveria, njësitë vendore nuk do të kenë më të drejtë të japin leje ndërtimi për pallate mbi 6 kate, duke e rezervuar këtë të drejë eskluzivisht për vetë Kryeministrin: “Këshilli Kombëtar i Territorit është autoriteti përgjegjës për miratimin e lejeve të ndërtimit për: veprat e infrastrukturës apo/dhe objektet ndërtimore, pavarësisht kushteve dhe kritereve të zhvillimit, kur shtrihen brenda zonës së brezit bregdetar, si dhe çdo objekt mbi 6 kate, kur shtrihen jashtë kësaj zone”.

Ky rregull i ri i miratuar nga qeveria është pjesë e ndryshimeve të VKM për zhvillimin e territorit, ku një vëmendje i ka kushtuar edhe hapësirave publike. Atë që shembi me fadroma, tashmë e ktheu edhe në normë duke i hequr të drejtën e shfrytëzimit të këtyre hapësirave: “Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit nga autoritetet e zhvillimit për pasuritë private, të cilat kanë qenë pjesë e kufirit të zhvillimit dhe të destinuara për hapësira publike, si sheshe, parqe etj. Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit dhe e deklaratave paraprake për kryerje punimesh, si dhe kryerja e çdo lloj punimi për vendosjen e rrethimeve, trarëve ose çdo mjeti kufizues të hyrjes në ato prona private apo pjesë të sipërfaqes së tyre, të cilat janë të ngarkuara me servitut publik”.

Lexo edhe :  Sot takimi historik Trump-Putin në Alaska, Shtëpia e Bardhë zbardh agjendën

Pjesë të këtyre hapësirave të ndaluara janë edhe vetë pronat private ndërmjet pallateve të cilat tashmë me ligj nuk mund të shfrytëzohen për asnjë aktivitet biznesi: “Pavarësisht, nëse nuk është regjistruar servituti në regjistrin e pasurive të paluajtshme, të njëjtat leje dhe punime nuk lejohen as në ato prona private apo pjesë të sipërfaqes së tyre në zonat urbane, të cilat plotësojnë kushtet ligjore për të qenë të ngarkuara me servitut publik, të tilla, si prona që përbëjnë rrugën e daljes nga objektet drejt hapësirave publike, rrugët e kalimit ndërmjet objekteve apo nga objektet drejt rrugëve dhe shesheve publike etj”.

Tashmë, me rregulloren e re, edhe shfrytëzimi i hapësirave të lejuara nga bizneset do të lejohet vetëm nëse paguajnë tarifën përkatëse./kb

Të fundit

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë...

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku nuk është kursyer të flasë...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Lajme të tjera

Web TV