Last Updated on 25/07/2025 by adminfjala
Adriatik Lapaj ka reaguar për situatën aktuale të zjarreve në mbarë vendin, por sidomos në jug, aty ku në Delvinë pamjet duken thuajse apoliptike.
Kryetari i Shqipëria Bëhet ka bërë thirrje për kujdes, por edhe ka theksuar se shteti shqiptar duhet të investojë për një flotë ajrore efektive kundër zjarrit.
“Sot në fshatrat e Delvinës zjarret po shkrumbojnë pyjet, të mbjellat, banesat, pasuritë e qindra qytetarëve. Së pari, uroj të mos kemi viktima në njerëz! Së dyti, inkurajoj forcat ligjzbatuese të angazhohen me maksimumin e mundësive! Së treti, i bëj thirrje çdo shqiptari të kujdeset për të mos krijuar vatra zjarri.
Është me vend të rikujtohet se vendi ynë nuk ka një flotë ajrore efektive kundër zjarrit, ndaj duhen bërë investime në këtë drejtim”.
