Last Updated on 27/07/2025 by adminfjala
Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, turisti portugez, i cili ndodhej së bashku me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka janë duke vijuar kërkimet në det dhe në zonën përreth bregdet me qëllim gjetjen e portugezit 57-vjeçar me ininciale A.G.
Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.p.