37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar që të dukej si një zjarr aksidental në banesë.

Për të vetmuarën 52-vjecare Kozeta Teço, ka dyshime te forta se mund të jetë vrarë nga një 37-vjecar, i cili më pas mendohet se ka inskenuar edhe djegien e banesës me qëllim humbjen e gjurmëve.

Dyshimet e para i ngriti ekspertiza mjekoligjore, që konstatoi dy plagë të thella në trupin e të ndjerës, në qafë dhe shpatull, ç’ka detyroi policinë të rikthehej në vendngjarje dhe të fillonte kërkimet për gjetjen e provave.

Të ndihmuar edhe nga kamerat, fillimisht Policia e Pogradecit gjeti rroba të përdorura nga autori i dyshuar, të hedhura në kazanin e mbetjeve.

Në të njëjtin vend u gjet edhe thika me të cilën dyshohet se është goditur 52-vjeçarja. Nuk ka vonuar identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarit Ilirjan Selmani, 37-vjeç, i cili është kthyer në vendngjarje nga policia për t’u shoqëruar më pas drejt komisariatit.

Edhe pse ai ka mohuar paraprakisht të ishte autori i vrasjes, burimet paraprake bëjnë medije se 37-vjecari kishte lidhje intime me viktimën 52-vjecare dhe dyshohet se të ardhurat që viktima nxirrte nga mbledhjet në kazanët e mbeturinave, përdoreshin edhe nga 37-vjeçari që rezulton i papunë. m.p.

Të fundit

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe...

Lajme të tjera

Web TV