Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të rikandidojë për një numër të pakufizuar mandatesh, shkruan A2 CNN. Reforma, e miratuar me procedurë të përshpejtuar, parashikon gjithashtu zgjatjen e mandatit presidencial nga pesë në gjashtë vjet, si dhe shtyrjen e zgjedhjeve të ardhshme për vitin 2027, për të unifikuar datat e zgjedhjeve presidenciale, legjislative dhe bashkiake.

Bukele, 44 vjeç, është në pushtet që prej vitit 2019 dhe fitoi mandatin e dytë në vitin 2024, pavarësisht ndalimit të qartë në kushtetutë për rizgjedhje të menjëhershme. Në vitin 2021, Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga gjyqtarë të emëruar nga Bukele, vendosi se kandidimi i tij i përsëritur është një “e drejtë njerëzore”.

Miratimi i reformës u bë me votat e 57 deputetëve të partisë në pushtet Ide të Reja, ndërsa vetëm tre deputetë të opozitës votuan kundër. Shumë kritikë e kanë cilësuar këtë si një hap drejt konsolidimit të pushtetit të një partie të vetme dhe një goditje ndaj demokracisë.

“Faleminderit që po shkruani historinë, kolegë deputetë”, tha Ernesto Castro, kryetari i Asamblesë Legjislative dhe aleat i Bukeles, pas numërimit të votave.

Në krahun tjetër, reagimi i opozitës dhe i organizatave të të drejtave të njeriut ka qenë i ashpër. “Sot, demokracia vdiq në El Salvador”, deklaroi Marcela Villatoro, deputete e Aleancës Republikane Nacionaliste (Arena).

Nayib Bukele ka fituar mbështetje të gjerë popullore për shkak të fushatës së tij të ashpër kundër bandave kriminale, e cila ka sjellë rënie drastike të vrasjeve në vend. Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me arrestimet masive dhe të paproceduara ligjërisht.

Lexo edhe :  Dalin detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë

Që prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, janë arrestuar mbi 75 mijë persona. Amnesty International, në një raport të dhjetorit të kaluar, paralajmëroi për “zëvendësimin gradual të dhunës së bandave me dhunë shtetërore”. “Një ditë para pushimeve, pa debat, pa informuar publikun, me një votim të vetëm parlamentar, ata ndryshuan sistemin politik për të lejuar presidentin të qëndrojë në pushtet pa afat. Po ndjekim rrugën e njohur të autokratëve”, tha Noah Bullock, drejtor ekzekutiv i organizatës për të drejtat e njeriut Cristosal. m.p.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV