Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku klientit të tij i është komunikuar zyrtarisht aktakuza lidhur me çështjet CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI-së.

Sipas Cakranit, komunikimi i akuzës nuk solli asnjë element të ri dhe prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën kryesore të mbrojtjes: të identifikohet kush ka bërë pagesat për lobimin në emër të LSI-së.

“Nuk ka asnjë gjë të re për çështjen CEZ-DIA apo për lobimin. Zoti Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe ka kërkuar nga prokuroria hetime të thelluara për të zbuluar kush ka kryer pagesat. Ata s’kanë asnjë informacion për këtë,” deklaroi Cakrani.

Avokati u shpreh se nga ana e mbrojtjes është ngritur vazhdimisht shqetësimi për mungesën e provave konkrete që të lidhin Metën me akuzat për pastrim parash apo korrupsion.

“Akuzat janë thuajse të rrënuara. Çështja CEZ-DIA ka prej vitesh që hetohet dhe tani është përmbledhur në vetëm 30 faqe. Ndërkohë që ne kemi 116 fashikuj, afro 60 mijë faqe dokumente dhe prova që tregojnë se zoti Meta nuk ka asnjë pasuri të paligjshme, asnjë gjurmë korrupsioni,” shtoi ai.

Sipas Cakranit, pjesa më e madhe e verifikimeve janë bërë në banka dhe institucione financiare të vendeve të Bashkimit Evropian, dhe rezultatet kanë qenë të pastra.

“Meta ka zero korrupsion dhe zero pasuri të vendosur nga korrupsioni,” theksoi ai.

Avokati gjithashtu konfirmoi se çështja do të ndiqet në rrugë gjyqësore normale dhe se e gjithë seanca e sotme ka qenë e qetë, pavarësisht natyrës së akuzave.

“Nga ana ligjore ne do të ndjekim çdo procedurë të rregullt. Por kjo çështje nuk mund të ndahet nga aspekti politik – është e qartë që kemi të bëjmë me një proces të ngarkuar politikisht,” përfundoi Cakrani./E.T

Të fundit

Luana Vjollca i vë “flakën” Instagramit, reklamon linjat trupore në plazh

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale, jo vetëm për karrierën,...

Spanjollët e dinë se vala vdekjeprurëse e të nxehtit tani është një ngjarje vjetore

Ne kemi nevojë për zgjidhje të përditshme si “bankat e freskisë” dhe hapësira të mbuluara, si dhe politika serioze për emetimet. Qeveria duhet të...

Sot takimi historik Trump-Putin në Alaska, Shtëpia e Bardhë zbardh agjendën

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvillojnë sot takimin e tyre historik në Alaska, të lajmëruar disa javë më parë,...

Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare inxhinieri dhe ish-i burgosuri politik, Saimir Maloku, një ndër zërat më të fortë të rezistencës ndaj diktaturës...

“Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri

Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi dhe gjithashtu edhe kafshë. Ndërsa shpëtimi...

Lajme të tjera

Web TV