Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare janë shndërruar në arterie vdekjeje. Statistikat janë tronditëse. Edicioni i lajmeve në Top Channal raporton se mesatarisht ndodhin 13 aksidente në ditë, me nga 3 deri në 10 persona të lënduar çdo 24 orë. Dhe kjo konfirmohet dhe nga shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj. Dhe kjo situatë ndodh jo në kohë lufte, jo nën ndonjë sulm ajror, por në paqe të plotë – në një vend që synon integrimin europian dhe zhvillimin turistik.

Për të kuptuar përmasat reale të tragjedisë, mjafton të kujtojmë një fakt që tingëllon i pabesueshëm: edhe gjatë bombardimeve gjermane në Luftën e Dytë Botërore, nuk shënoheshin kaq shumë viktima ditore në disa zona sa po ndodhin sot në rrugët tona. Kjo nuk është hiperbolë gazetareske. Është një paralajmërim i hidhur për një shoqëri që po bëhet gjithnjë e më indiferente ndaj jetës.

Gati katër milion makina qarkullojnë çdo ditë sot në Shqipëri, – po sipas specialistëve që flasin për median, –  sidomos gjatë sezonit veror, duke krijuar një fluks të paparë në një infrastrukturë që nuk e përballon dot ngarkesën. Por makina nuk vrasin vetë. Janë njerëzit që i drejtojnë pa ndërgjegje, pa ndjesi përgjegjësie, shpeshherë nën efektin e alkoolit, shpeshherë me telefon në dorë. Shpejtësia, arroganca në timon, mungesa e edukatës rrugore janë bërë simbolet e përditshmërisë sonë automobilistike.

Sa per rruget, ajo dihet si janë. Pa standarte, pa mbrojtje dhe me sinjalistikë të munguar.  Kështu qe shoferët fluturojë e nuk dinë ku shkojnë.

Lexo edhe :  A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Nga ana tjetër, institucionet vazhdojnë të sillen si spektatorë të lodhur të një tragjedie të përsëritur. Policia rrugore është ose e pamjaftueshme, ose e pafuqishme për të parandaluar, për të ndëshkuar, për të edukuar. Fushatat sensibilizuese janë sporadike, ndërsa kontrolli është shpesh simbolik.

Në këtë krizë, nuk është vetëm jeta individuale që humbet. Humbet besimi në shtet. Humbet ndjesia e sigurisë kolektive. Humbet qytetaria.

Shqipëria nuk ka më luksin të tolerojë këtë realitet. Duhet një tronditje kombëtare ndërgjegjeje. Duhet një reformë rrënjësore në mënyrën si e trajtojmë sigurinë rrugore – që nga edukimi në shkolla e deri te ndëshkimi ligjor.

Mjaft më me masa kozmetike. Mjaft më me arsyetime të vakëta. Mjaft më me një shtet që hesht përballë një lufte që ndodh çdo ditë, mes nesh.

Sepse nëse nuk ndalojmë këtë përgjakje të heshtur në asfalt, do të vazhdojmë të numërojmë viktimat jo si statistika, por si turp kombëtar.

Të fundit

Stanislavski, portret i një reformatori të shpirtit skenik

7 gusht 1938 – Vdekja e mjeshtrit të skenës Nga Leonard Veizi Nëse teatri është pasqyra ku shpirti njerëzor shfaqet...

Dua Lipa ndan prapaskenat e “Sunny Hill”/ Kur e nisëm si ide ishte ‘e frikshme’!

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj personale Service95, ku ndan me ndjekësit...

Vjosa Osmani publikon letrën e plotë që i dërgoi Donald Trump (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën...

Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët!/ Ja procedura

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa...

Lefter Koka lë qelinë, ish-ministri i Mjedisit merr 8 orë leje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç...

Lajme të tjera

Web TV