Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish për situatën e bujqësisë, duke kritikuar qeverinë për politikat e saj të padrejta dhe joefikase në këtë sektor.

Tabaku renditi si një nga problemet kryesore që po penalizon rëndë fermerin shqiptar është mënyra si aplikohet TVSH në bujqësi. Diferenca mes TVSH-së në hyrje dhe dalje – ku importuesit përfitojnë dhe fermerët penalizohen – është kthyer në një “super taksë” që e nxjerr prodhuesin vendas nga tregu.

“Importuesit e mëdhenj preferojnë të marrin produkte nga jashtë sesa të blejnë nga fermeri shqiptar, pikërisht për shkak të kësaj pabarazie fiskale,” theksoi ajo.

Në lidhje me këtë çështje, Tabaku kujtoi se opozita ka propozuar një zgjidhje konkrete: TVSH e unifikuar në nivelin 6% si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të formalizuar sektorin dhe për ta bërë konkurrues.

Nga ana tjetër, ajo u ndal edhe tek retorika e re e qeverisë për të nxitur fermerët të marrin kredi. “Pse duhet të marrë kredi një fermer, kur fondet IPARD janë djegur dhe bujqësia ndodhet në krizë? Një në tre produkte vjen sot nga importi! Nëse nuk ka prodhim, çfarë vlerë ka një kredi?” – pyet Tabaku.

Ajo e përmbylli reagimin e saj duke nënvizuar se sektorit të bujqësisë i duhet mbështetje reale, politika të ndershme dhe një vizion i qartë, jo masa të përkohshme dhe propagandë. Sipas saj, bujqësia është kthyer në viktimë të një politike që favorizon importin dhe ndëshkon prodhimin vendas./E.T

Të fundit

Problem biletat, turistët në Gjirokastër shmangin muzetë e kalasë

Për të dytin vit radhazi, Kalaja e Gjirokastrës është monumenti historik-kulturor më i vizituar në Shqipëri. Por e njëjta...

Terence Stamp kujtohet nga Stephan Elliott: ‘Ato sy të bënin xhelatinë’

Regjisori australian reflekton mbi miqësinë e tij 32-vjeçare me Stamp-in, i cili fillimisht ishte “tmerrësisht i frikësuar” të luante një grua trans – dhe...

Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij të radhës thirrjet ofenduese nga...

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte një nga të parët themelues...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Lajme të tjera

Web TV