Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi.

Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë. Burime pranë RTSH bëjnë me dije se Luana Vjollca ka dorëzuar zyrtarisht platformën e saj për prezantimin e festivalit. Ajo ka propozuar edhe emrin e skenaristit me të cilin synon të ndërtojë gjithë konceptin artistik të ngjarjes.

Platforma e saj ndodhet aktualisht në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, edhe Arbana Osmani ka shfaqur interes për t’u rikthyer në skenën e Fest ’64. Ajo raportohet se ka prezantuar një projekt të detajuar, ku përfshihen emrat e kameramanit, regjisorit dhe skenaristit, me të cilët dëshiron të realizojë spektaklin.

Kujtojmë se përplasja e dy moderatoreve ka nisur vite më parë, që në nisje të “BBV1”, ku Luana ishte ajo që donte ta moderonte këtë format, por ishte Arbana ajo që e mori drejtimin e këtij formati. Pas këtij vendimi duket se dy vajzat nuk kanë pasur më asnjë kontakt me njëra-tjetrën, duke ngrirë kështu raportet.

E tashmë duket se historia po përsëritet, këtë herë për drejtimin e Festivalit të fundvitit. Të dy projektet e dorëzuar janë marrë në konsideratë për të qenë drejtueset e këtij formati, ndonëse të shumtë kanë qenë ata në rrjet, që janë shprehur se drejtimi do t’i jepet Luanës, për shkak të kostove të ulëta që projekti i saj ka. Deri më tani, vetë dy vajzat kanë zgjedhur që mos të japin detaje për hapat që kanë ndërmarrë deri më tani.

Lexo edhe :  “The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Në rrjetet e tyre sociale, Luana dhe Arbana janë duke shijuar pushimet, në pritje të një vendimi, se cili prej tyre do të jetë imazhi i Festivalit. E nëse disa vite më parë ishte Arbana ajo që arriti të fitonte, në dukje këtë herë do të jetë Luana ajo që do të vendoset në krye të kompeticionit të rëndësishëm muzikor. Megjithatë, deri sa drejtuesit e RTSH të marrin një vendim, ka ende pak kohë./E.T

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV