Një nga lojtarët kyç të “Tripletës”, PSG merr vendimin befasues për Donnarumman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG ka nxjerrë në “rrugë” portierin Gianluigi Donnarumma dhe vendimi i fundit lë pak vend për diskutime. Portieri italian, një nga protagonistët kryesorë të ecurisë fantastike që u kurorëzua me fitoren e Ligës së Kampioneve, është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Tottenham, të vlefshme për Superkupën e Europës.

Parisienët kanë blerë Lucas Chevalier nga Lille dhe për ta është e qartë se do të jetë ai portieri i të ardhmes. Ndaj në planet e Luis Enrique, Donnarumma nuk shihet më si një opsion. Por pakkush priste që ndarja mes palëve të vinte në këtë mënyrë kaq publike.

Tashmë është e qartë se portieri do të kërkojë një sistemim tjetër gjatë kësaj vere, ose të presë qetësisht verën e vitit 2026, kur i mbaron kontrata me klubin parisien dhe mund të largohet si futbollist i lirë, edhe pse kjo do të nënkuptonte një vit pa u aktivizuar nga gardiani i Italisë, në prag të Botërorit./ D.C

Të fundit

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Lajme të tjera

Web TV