Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier League. “L’Equipe” raporton se klubi bavarez po punon për transferimin e Christopher Nkunku nga Chelsea. Francezi ka përfunduar jashtë planeve të Enzo Maresca-s për sezonin e ri, ndaj po kërkon një ekip tjetër.

Nkunku mbërriti te Chelsea me pritshmëri të larta pasi shkëlqeu në Bundesligë me Leipzig, por dëmtimet dhe mungesa e vazhdimësisë e kanë penguar atë të tregojë nivelin që pritej prej tij. Kujtojmë se Chelsea pagoi 80 milionë euro për kartonin e francezit te Leipzig, janarin e vitit 2023.

Në anën tjetër, Bayern e sheh Nkunku si zëvendësuesin ideal të Kinglsey Coman, i cili pritet të transferohet përfundimisht në Arabinë Saudite, për një shifër mes 30-40 milionë euro. Në këtë situatë, profili i Nkunku-s përputhet në mënyrë të përkryer me atë që kërkon Vincent Kompany: shpejtësi, aftësi dribluese, mbi të gjitha, shkathtësi për të luajtur në pozicione të ndryshme sulmuese. Francezi mund të luajë si anësor, mesfushor sulmues apo edhe sulmues i mirëfilltë, duke i dhënë vlerë të shtuar një skuadre që synon të mbrojë titullin kampion në Bundesligë dhe të synojë suksesin në Europë. m.p.

Të fundit

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Detajet dalin në dritë, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë

Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash...

Lavrov: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë

Siguria kolektive në Evropë nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi Moska do të mbrojë “me vendosmëri” interesat e saj, tha të...

Lajme të tjera

Web TV