Amnesty International akuza Izraelit: Po shkaktoni uri të qëllimshme në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e zisë së bukës në këtë territor palestinez.

Izraeli, që ka kufizuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës, vazhdimisht ka mohuar akuzat se qëllimshëm po shkakton uri gjatë luftës 22-mujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në një raport që citon dëshmi të palestinezëve të zhvendosur dhe të stafit mjekësor që ka trajtuar fëmijë të kequshqyer, Amnesty International theksoi se “Izraeli po zhvillon një fushatë të qëllimshme të urisë në Rripin e Gazës të okupuar”.

Amnesty International e akuzoi Izraelin për “shkatërrimin sistematik të shëndetit, mirëqenies dhe strukturës sociale të jetës palestineze”.

“Ky është rezultati i qëllimshëm i planeve dhe politikave që Izraeli ka hartuar dhe zbatuar gjatë 22 muajve të fundit, për të shkaktuar qëllimisht te palestinezët në Gaza kushte jetese, që janë përllogaritur për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik – që është pjesë përbërëse e gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë”, tha Amnesty International.

Raporti bazohet në intervista të kryera në javët e fundit me 19 palestinezë të zhvendosur, që janë të strehuar në kampe të improvizuara, por edhe me dy punonjës shëndetësorë në spitalet në Qytetin e Gazës.

Në një raport të lëshuar javën e kaluar, COAGT e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit – trupi që mbikëqyr çështjet civile në territoret palestineze – hodhi poshtë pretendimet për kequshqyerje në Gazë dhe po ashtu kontestoi shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Lexo edhe :  “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Në prill, Amnesty International akuzoi Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” ndaj palestinezëve, duke i zhvendosur me forcë palestinezët në Gazë dhe duke krijuar një katastrofë humanitare në territorin e rrethuar, akuza që Izraeli i hodhi poshtë, duke i cilësuar si “gënjeshtra”.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./ REL

Të fundit

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Brataj: Gripi po vjen, kini kujdes!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër...

Mark Rutte: Putin është gati të vazhdojë luftën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u goditën zonat civile dhe...

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes një njoftimi, Policia bën të...

Lajme të tjera

Web TV