Protestat zgjerohen, Vuçiqi kërcënon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pas valës së protestave antiqeveritare në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata ‘terroristë’”, raportoi transmetuesi publik gjerman ZDF, duke cituar fjalët e Vuçiqit nga një konferencë të dielën. “Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të rivendosur ligjin, paqen dhe rendin”, tha ai.

Vuçiq përshkruhet në raport si një “politikan i krahut të djathtë” dhe citohet të ketë thënë se qeverisë së tij i duhen disa ditë për të përgatitur një “kornizë ligjore dhe formale” për përgjigjen e shtetit.

“Do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që keni parë deri më tani”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Megjithatë, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk po merret në konsideratë”, njoftojnë mediat.

Në Beograd dhe qytete të tjera, përleshjet e dhunshme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve kanë ndodhur për disa netë me radhë, raportoi revista Stern, duke shtuar se “Serbia ka përjetuar protesta të rregullta dhe të dhunshme kundër qeverisë dhe korrupsionit që është i përhapur në vend për muaj të tërë.”

“Shkaku ishte shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila vrau 16 persona”, thuhet në raport, duke shpjeguar se “protestat fillimisht u përqendruan në shkaqet e shembjes”, por më vonë “tubimet e udhëhequra kryesisht nga studentët, u kthyen kundër qeverisë dhe korrupsionit të përhapur në vend”.

Revista Der Spiegel raporton në faqen e saj të internetit se kundërshtarët e qeverisë demonstruan gjithashtu të dielën në mbrëmje në një numër qytetesh serbe.

“Përleshjet me policinë ndodhën edhe në Beograd. Policia ndaloi demonstruesit që po përpiqeshin të marshonin drejt selisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet. Përleshje u raportuan edhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, në Novi Sad.”

Lexo edhe :  Dy shembuj konkretë: shiu shpërfytyron qytetet shqiptare

Gazeta gjermane pohon se Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha pak para mesnatës se ka një polic të plagosur si dhe 18 demonstrues të arrestuar. Në netët e mëparshme ka pasur edhe më shumë të lënduar dhe arrestuar.

Autoritetet serbe nuk dhanë detaje mbi numrin e protestuesve të plagosur, shkruan Der Spiegel.

Raporti kujton se protestat deri të mërkurën e kaluar kishin qenë kryesisht jo të dhunshme. “Megjithatë, që nga fillimi, këto tubime iu nënshtruan vazhdimisht sulmeve fizike nga mbështetës të organizuar dhe ndonjëherë të maskuar të qeverisë Vuçiq. Këto sulme rrallë u ndëshkuan.”

Gazeta gjermane raporton se mediat e pavarura në Serbi, “ia atribuojnë dinamikën e re të trazirave të dhunshme, disa prej të cilave u iniciuan nga protestuesit, frustrimit të qytetarëve me mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës nga mbështetësit e qeverisë.”

Der Spiegel e përfundon raportin e saj me një deklaratë nga Michael O’Flaherty, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, i cili të premten shprehu shqetësim për “përdorimin joproporcional të policisë” në Serbi dhe u bëri thirrje autoriteteve të “ndalojnë arrestimet arbitrare dhe të çtensionojnë situatën”. DW

 

Të fundit

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të...

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë...

Padia për shpifje ndaj Blinken/ Justifikohet Berisha: Asokohe kishte imunitet…

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën e Joe Biden, në një...

“Transporti rrugor, emergjencë kombëtare”, Karamuço: Armë pa leje në rrugë

Eksperti i kriminalistikës ngriti alarmin për sigurinë e transporti rrugor. Në studion e Dita Jonë, ai tha se situata e transportit rrugor është emergjencë...

Mijëra dollarë fluturojnë nga dritarja, si u eliminua zëdhënësi i Hamasit?

Abu Obeida, zëdhënës i kahut të armatosur të Hamas u vra në një sulm ajror në qytetit e Gazës. Kështu pretendon Izraeli, me ministrin...

Lajme të tjera

Web TV