Pesë duele nga java e shtatë e Bundesligës dhuroi spektakël dhe plot 12 gola të shënuar.
Përballja më elektrizuese e kësaj pasditeje ishte ajo mes Mainz dhe Werder Bremenit, ku miqtë triumfuan me rezultatin 2-3.
Heroi absolut i ekipit nga Bremeni u shndërrua sulmuesi Niclas Fullkrug, i cili udhëhoqi skuadrën e tij me një dopietë vendimtare.
Ndërkohë, Leipzig u rikthye fuqishëm te suksesi në kampionat duke arritur një fitore të thellë 4-0 në shtëpi kundër Elversbergut.
Në përballjet e tjera, Paderborni siguroi tri pikë mjaft të rëndësishme falë fitores minimale 1-0 përballë Hamburgerit. Dy duelet e tjera të kësaj dite përfunduan pa fitues, ku Augsburgu barazoi 1-1 me Union Berlinin.
Gjithashtu, përballja mes Kolnit dhe Schalkes nuk solli emocione golash duke u mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0./mxh
