Shqipëria mes “top” destinancioneve për vitin 2025! Rritje me mbi 80% të turistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi botëror po njeh një vit rekord. Por mes dhjetë destinacioneve më të suksesshme të vitit 2025, renditet edhe Shqipëria si një histori suksesi.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit, gjatë këtij viti numri i vizitorëve ndërkombëtarë në Shqipëri është rritur me 80%.

Riviera Shqiptare, dikur një perlë e fshehur, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë me plazhe të virgjëra, ujëra të kristalta dhe sharmin mesdhetar.

Ndërkohë, vijon të jetë një prej destinacioneve më të sugjeruara, jo vetëm nga mediat e huaja por edhe nga agjencitë e ndryshme të turizmit.

Së fundmi, Travel Binger, ndër destinacionet kryesore për t’u vizituar në Ballkan, rendit dy qytetet shqiptare, Beratin dhe Shkodrën, të cilat i vlerëson për bukuritë natyrore, historinë, ushqimin e shijshëm apo çmimet e lira.

Monumentet historike, natyra e egër dhe fshatrat piktoreskë e bëjnë Shqipërinë një alternativë të freskët ndaj destinacioneve të mbipopulluara të Mesdheut.

Çmimet e përballueshme dhe mikpritja tradicionale janë një tjetër arsye që turistët kthehen./kb

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV