Last Updated on 26/08/2025 by adminfjala
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ndërsa nuk dihet nëse ky i fundit do të vazhdojë të drejtojë demokratët.
Kryetari i PD, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se do të jetë grupi që do të përcaktojë se kush do të jetë kryetari i grupit.
Sakaq, Sali Berisha u shpreh se në Partinë Demokratike funksionet përcaktohen në mënyrë demokratike. Sa i përket preferencës së tij, Sali Berisha kërkoi që sekreti i votës t’i respektohet.
“Në vazhdim. PD do i ketë në vazhdim proceset. Do i përcaktojë grupi të gjitha. Unë nuk po prononcohem, por unë kam vlerësim qartësisht për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi.
Por një gjë, funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike. Ka rregulla aty dhe do zbatohen ato rregulla.
Por Gazment Bardhi, meqë po më pyet mua, gjykoj se e ka kryer me dinjitet dhe e përmbush me dinjitet atë detyrë.
Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit. A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Të vetmen gjë.”-tha Berisha. m.p.
