Last Updated on 30/08/2025 by adminfjala
Interesimi i tifozëve për ndeshjen e 9 shtatorit të kombëtares ndaj Letonisë, është ndjeshëm më i ulët. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, ku biletat shiteshin në pak orë, këtë herë biletat kanë dalë në shitje që në datën 6 gusht, madje në sasi më të vogël për shkak të vendimit të UEFA-s për të mbyllur një sektor të stadiumit “Air Albania”.
Lajmin e raporton Panorama Sport. Biletat ende nuk janë shitur dhe bie në sy fakti se ndaj Letonisë, biletat po shiten edhe fizikisht dhe jo vetëm online siç shiteshin në ndeshjet e mëparshme. m.p.
