Last Updated on 05/09/2025 by adminfjala
Në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Agron Çeli ka dhënë një deklaratë për median për marrjen e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në institucionet arsimore publike dhe jopublike, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2025-2026 dhe në vazhdim.
Ai tha se Policia Rrugore do të jetë e pranishme në afërsi të shkollave.
“Do të jenë në gatishmëri të plotë për të parandaluar fenomenet negative dhe të çdo veprimtarie kriminale që cënon sigurinë e nxënësve”, tha ai.
Po ashtu nënvizoi se do të punohet për mbylljen e lokaleve në afërsi të shkollave dhe se do të vlerësohet çdo informacion që ka të bëjë me prishjen e rendit./kb
