Last Updated on 07/09/2025 by adminfjala
Klubi i Tiranës ka bërë publik vendimin për të shkarkuar Vangjel Milen nga drejtimi i bardhebluve. Ky vendim vjen pasi skuadra në dy ndeshjet e para, grumbulloi vetëm një pikë.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.
KF Tirana falënderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”, shkruhej në njoftimin në rrjetet sociale të klubit të Tiranës. m.p.
