Last Updated on 08/09/2025 by adminfjala
Sot është një ditë e veçantë për arsimin në Shqipëri, pasi 345 mijë nxënës janë rikthyer në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri shkollor, mes të cilëve 26 mijë e 500 fëmijë kanë përjetuar për herë të parë emocionin e klasës së parë.
Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit shqiptarë, duke e nisur mëngjesin me fjalë motivuese për rrugëtimin arsimor që sapo ka nisur.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë.”, shkruan Rama./kb
