Last Updated on 08/09/2025 by adminfjala
Ish-kampioni i botës, Lothar Matthaus, ka kritikuar sërish Uli Hoeness (drejtues de facto i Bayern), për deklaratën e këtij të fundit në një televizion gjerman.
“Nicolas Jackson nuk do të blihet nga ne, sepse kontrata parashikon që kjo ndodh vetëm nëse ai luan 40 ndeshje si titullar. Kjo nuk ka shans të ndodhë”.
Matthaus ka reaguar keq pas kësaj deklarate. “Nëse do isha agjenti i lojtarit, do shkoja dhe do i kërkoja llogari. Si dreqin e thotë atë fjali? Kush je ti që përcakton a luan titullar një lojtar?!” m.p.
