Last Updated on 10/09/2025 by adminfjala
Kamarierja 25 vjeçare Meri Kacerri rrezikon të humbasë krahun e majtë, për shkak të plumbave që e kapën aksidentalisht në atentatin e 8 Shtatorit në Shkodër. Ajo ishte si çdo ditë në vendin e saj të punës, por breshëria e plumbave për Erogen Vason, nuk kurseu as të pafajshëm.
Ragip Gila hapi zjarr me breshëri dhe në tentativë për të vrarë Erogen Vaso alias Brajoviç, por plumbat i morën jetën mikut të tij Armando Pali teksa pinte kafen e mëngjesit, dhe truprojës Liridon Kraja. Vetë Vaso mbeti i plagosur, bashkë me kamarieren Meri Kacerri.
25 vjeçarja rrezikon të humbasë krahun e majtë, si pasojë e plumbave që e kanë kapur në arteriet kryesore të tij. Ajo është dërguar nga Shkodra në Spitalin e Traumës në Tiranë, menjëherë pas atentatit, por pavarësisht ndihmës së parë, Meri ka nevojë për trajtim të specializuar.
25 vjeçarja që punonte si kamariere për të mbajtur familjen, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi nuk i përballon dot operacionet dhe trajtimet mjekësore.
Të afërmit e saj kanë ndërmarrë një nismë në “GoFoundME” dhe kërkojnë nga çdokush që ka mundësi, të dhurojë për kurimin dhe shërimin e Meri Kacerrit. Plumbat nuk ishin nisur për të dhe ajo nuk kishte asnjë faj, por tashmë ngjarja ndodhi dhe Meri ka nevojë për ndihmë. m.p.
