Last Updated on 24/10/2026 by Klara
Kryeministri Edi Rama ka vijuar thirrjet për dialog me protestuesit, duke sjellë një tjetër simbolikë para godinës së Kryeministrisë. Pas karrigeve të vendosura në ditët e mëparshme, të cilat u thyen nga protestuesit këtë herë para zyrës së tij është vendosur një tavolinë me mbishkrimin “Dialog”.
Ai ka vendosur një tavolinë guri, e rrethuar me disa ndenjëse ku janë vendosur fletë me fjalën “Dialog”. Kryeministri ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes”.
Ku gjest i ri simbolik vjen pas tensioneve të dy ditëve të fundit, kur Rama kishte nxjerrë karrige para Kryeministrisë si një ftesë simbolike për t’u ulur dhe për të biseduar me protestuesit./k.m
