Last Updated on 10/09/2025 by adminfjala
Pas një studimi, organizata botërore bamirëse për fëmijë, UNICEF, ka zbuluar se për herë të parë në botë ka më shumë fëmijë obezë se nënpeshë.
Sipas rezultateve të studimit një nga 10 persona të moshës nga 5-19 vjeç , në total rreth 188 milionë fëmijë dhe të rinj preken nga obeziteti.
Për këto rezultate shqetësuese, studiuesit fajësojnë, tranzicionin që ka ndodhur nga dietat tradicionale në ushqimet e pëpunuara dhe me shumë kalori.
UNICEF po ju bën kërkesë qeverive të mbrojnë dietat e fëmijëve nga përbërësit e pashëndetshëm.
Kur ekspertët e shëndetit i referoheshin fëmijëve të kequshqyer, kjo shpesh lexohej si ata që ishin nën peshë. Por tani nuk është më ashtu, ky term tani i referohet edhe ndikimit të obezitetit në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve. Edhe në vendet më të varfra ky është tani një shqetësim real.
Obeziteti është një formë e rëndë e mbipeshës dhe lidhet me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit, në jetën e mëvonshme.
Të dhënat e fundit nga UNICEF zbulojnë se përqindja e fëmijëve nën peshë të moshës 5-19 vjeç ka rënë që nga viti 2000, nga gati 13% në 9.2%.
Ky fenomen i rritjes së obezitetit, i kushton qeverive edhe dëme ekomike, ku mendohet se deri në vitin 2035, ndikimi ekonomik global i mbipeshës dhe obezitetit pritet të kalojë 4 trilionë dollarë amerikanë (2.95 trilionë paund) në vit. m.p.
