Report Tv ka zbardhur identitetin e klientit italian, i cili pagoi me 8 mijë euro avokatin e tij Besart Logu, me qëllim që ky i fundit të ndikonte të drejtësia për ta liruar nga burgu.
Klienti i avokatit Logu është italiani Salvatore Castorina. Ky i fundit i arrestuar në mars 2024 si pjesë e një grupi me shqiptarë dhe italianë të cilët bashkëpunonin në Gjirokastër dhe regjistronin subjekte e lëshonin TVSH fiktive për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 3 llogari bankare me vlerë 1.3 milionë euro dhe 13 milionë lekë.
Salvatore Castorina alias Andrea Di Dio alias Salvatore Cascino, u arrestua në Itali në mars të 2024 dhe në korrik 2024 u ekstradua në Shqipëri ku u njoh dhe me masën e arrestit në burg dhënë në mungesë nga gjykata.
Salvatore Castorina akuzohet për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim“Fshehja e te ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim. m.p.