Last Updated on 11/09/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste, po prezanton emrat e qeverisë së re, në mandatin e katërt radhazi.
“Mirela Kumbaro do ta lërë stafetën e turizmit pas një pune të palodhur, ndërkohë që turizmi ndodhet në udhëkryq mes ngjitjes dhe rënies në vendnumëro të turizmit masiv me konsum të ulët dhe me ndotje të lartë. Kultura duhet të ecë më shpejt, me teatrin më të bukur kombëtar në rajon, Shqipëria duhet të formësohet si oaz tërheqës për jetën kulturore. Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit do i bashkohet edhe sporti”, tha Rama, që ia besoi këtë ministri Blendi Gonxhes./e.t
