Last Updated on 12/09/2025 by adminfjala
Autoritetet amerikane kanë arritur të arrestojnë autorin e dyshuar që vrau aktivistin konservator Charlie Kirk gjatë një diskutimi me studentë në kapusin e universitet të Luginës në Utah.
Pamjet e autorit të dyshuar u publikuan ditën e djeshme në media nga FBI ndërsa referuar deklaratave të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, autori u dorëzua në polici nga ndërhyrjet e babait të tij. –
Sipas Trump, vrasësi është i moshës 28-29 vjeç dhe se tashmë autori ndodhet në paraburgim. Trump tha për Fox Neës, se shpreson që autori të dënohet me burgim të përjetshëm.
“Shpresoj që t’i japin dënimin me vdekje”, deklaroi Trump.
Më parë në media janë publikuar dhe video nga shihet autori i dyshuar duke u ngjitur në një platformë të lartë ku dhe kishte një pamje më të qartë nga organizimi në kampusin e universitetit e më pas teksa zbret nga lartësia duke vrapuar në rrugë pas ngjarjes.
Gjithashtu në një zonë të pyllëzuar aty pranë u gjet dhe arma e krimit referuar dhe nga gjurmët e gishtërinjve.
Charlie Kirk 31 vjeç dhe baba i 2 fëmijëve, njihej si një përkrhës i zjarrë i Donald Trump dhe themelues i Turnin Point USA në Utah. Kirk u qëllua për vdekje me një plumb në qafë nga një distancë rreth 180 metra nga një armë e preçizionit të lartë. Atë ditë ai kishte organizuar një debat me stutendës ku pikërisht po flitej për vrasjet në masë. m.p.
