Last Updated on 20/11/2026 by Monika
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me deklaratat mediatike të bëra mbrëmjen e djeshme nga Elisa Spiropali.
Kaso shkruan në postimin e tij se Spiropali duhet të ishte thirrur dhe të jepte dëshminë në prokurori për atop se ccfarë ka thënë. Ai shton më tej se qeveria duhet të përballet me provat dhe dëshmitë e ish pjestarëve të vet
“Po të kishim Prokurori, sot Elisa Spiropali duhej të thirrej e të jepte në formë dëshmie, gjithçka e më shumë sa tha dje në emisionin e darkës! Qeveria e bandave që kemi në krye duhet të përballet me provat dhe dëshmitë e ish pjestarëve të vet!”, thuhet në postimin e Kasos./mxh
