Last Updated on 13/09/2025 by adminfjala
Një 57-vjeçare kineze është gjetur e vdekur në një taksi pranë “Urës së Dajlanit”. Mësohet se shtetasja kineze është dërguar në Spitalin e Durrësit pa shenja jete ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
Janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes së 57-vjeçares ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave. m.p.
