Last Updated on 19/09/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Ka afro 3 dekada, që në Shqipëri u trash korrupsiopni. Madje u kthye në “institucion”, nderkohë që politikanga ku buronte dhe buron ai, është hedhur në ofensivë. “Ta luftojmë korrupsionin, ti shpallim luftëkorrupsionit, ju jeni të korruptuar, ju jeni të molepsurnë afera korruptive”. Si këto akuza kemi 3 dekada e ca, që dëgjojmë nga politikanët. Disa vetëshpallen“heronjtë e betejës me korrupsionin”, disa e luftojnëatë në heshtje dhe pa bujë. Këta të fundit, mbeten saproduktivë, aq edhe të efektshëm në betejën epërbotshme me korrupsionin. Lufta ndaj tij nuk ështëas shqiptare, dhe as ballkanike, as europiane dhe as amerikane. Gjithë qeveritë e botës, e kanë sot betejënme korrupsionin, e cila sjell betejat e tjera me drogëndhe aferat e tjera, si burim i parave të pista. Personalisht mendoj se, në Shqipëri deri sot Edi Rama mbetet i vetmi nga politika që po Lufton korrupsionin. Mbyllja e derës së partisë, refuzimi i avokaturës ngapartia, dhe përjashtimi nga çdo ofiq dhe funksionpolitik, mbetet forma dhe mënyra më brilande e cilasiguron hetim dhe gjykim të pavarur ndaj kujdo qëvjedh dhe pasurohet me para taksapaguesish. Në 13 vite qeverisje, Edi Rama nuk mbahet mënd, ti ketëdhënë “strehë” apo mbështetje politike askujt që ështëarrestuar, hetuar dhe gjykuar për korrupsion. Edi Rama, nuk është polic, dhe nuk mund të ruajë askëndnga vartësit e tij. E rëndësishme është distancimi i tijnga ata që vjedhin dhe abuzojnë me ligjin dhe paratë e shtetit. Por përballë tij qëndron errësira, politika e rrugës, të damkosurit e opozitës së sotme, ish-pushtetarët ë djeshëm, që i vodhën vendit dheshqiptarëve edhe pllakat e trotuareve sa ishin nëpushtet. Shumica e tyre, sot janë objekt i hetimit dhegjykimit nga SPAK dhe GJKKO, ndaj nuk rreshtin sëakuzuari “për afera korruptive” pasardhësit e tyre. Hajdutët e parave dhe pasurisë së shqiptarëve, qënotojnë sot në pasuri dhe miliona edhe pse janë nëopozitë, llapin çdo ditë në frëngjitë e mediave tëpaguara nga ata, akuzojnë, por nuk pranojnë akuzat e SPAKU-t, gjykojnë, por nuk pranojnë vendimet eGJKKO-së për krimet dhe vjedhet e tyre. Atëhere, kushe lufton korrupsionin në Shqipëri ? Ata që e inkurajojnë drejtësinë ti shkojë deri në fund hetimit dhegjykimit për çdo të arrestuar, apo ata që u trembenhetimeve dhe gjykimeve, duke u mbrojtur pas mandatitdhe postit të kryetarit të partisë ? Kush e luftonkorrupsiopnin në Shqipëri, ata që ofendojnë dhe shajnëme libër shtëpie prokurorët dhe gjyqtarët, për tishpëtuar ndëshkimit, apo ata që përkrahin drejtësinë e re, në misionin e nisur për ndëshkimin e çdo tëarrestuari dhe akuzuari për afera korruptive ? Nukështë e vështirë të identifikosh sot, ata që janë vërtetëkundër korrupsionit, dhe ata që fshihen pas “betejës” me gjoja “të korruptuarit me pushtet”. Nuk ka shumërëndësi, nëse ke apo jo pushtet, për të dalluar hileqarin, nga pjesa tjetër që luftën ndaj korrupsionit e ka domosdoshmëri të ekzistencës saj politike dheqeverisëse. Opozitën e sotme, askush nuk e beson se, “ e ka seriozisht luftën e saj ndaj korrupsionit” derisakrerët e saj, nuk janë të gatshëm të hetohen, gjykohendhe përballen me ligjin. Beteja e tyre, është sot me çdoprokuror dhe gjyqtar që i komunikon akuzën dhevendimin e dënimit, për vjedhjet dhe abuzimet e bëra./kb
