Last Updated on 19/09/2025 by adminfjala
Gjyqtarja Irena Gjoka kakërkuar dorëheqjen nga çështja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kjo kërkesë është shqyrtuar nga gjyqtari Erion Bani dhe nuk është pranuar. Irena Gjoka do të jetë relatore e seancës paraprake që do të mbahet më 25 shtator për shqyrtimin e dosjes në ngarkim të Ilir Metës.
Dorëheqja e Gjokës është kërkuar dhe nga avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Çakrani, i cili pretendon se gjyqtarja ka probleme me ligjin.
Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, dhe ka caktuar po ashtu masat e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, tashmë të pandehur. Gjoka ka qenë gjithashtu objekt i sulmeve të vazhdueshme të Berishës, duke e cilësuar si delinkuente dhe kriminele.
