Last Updated on 19/09/2025 by adminfjala
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-presidentin e Republikës, Ilir Metën duke i refuzuar kërkesën e tij për lehtësim të masës së sigurisë.
Në fillim të seancës gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar të tërhiqet nga kjo çështje, por kërkesa e saj është refuzuar nga kryetari i GJKKO, Erion Bani.
Ilir Meta nuk ka qenë i pranishëm në seancë.
Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, nën akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Seanca e parë paraprake është caktuar më 25 shtator, ku gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të kthehet në SPAK për hetime të mëtejshme, apo do të pushohen hetimet. m.p.
