Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky rrjet akuzohet se pastronte paratë nga trafiku i drogës në Itali dhe Francë, duke i shndërruar paratë e gatshme në shufra ari. Ari më pas u transportua në shtete të ndryshme, përfshirë në Kosovë.
Policia italiane arrestoi pesë persona në rajonet veriore të Piedmontit dhe Lombardisë duke sekuestruar 17 milionë euro, thanë prokurorët italianë përmes një deklarate.
Hetimi u krye nga një ekip i përbashkët që përfshinte policinë tatimore të Italisë dhe xhandarmërinë franceze në Marsejë dhe përpjekjet u koordinuan nga drejtoria kombëtare kundër mafias në Itali dhe zyra e prokurorit në Marsejë, së bashku me Eurojust dhe Europol.
Gjatë më shumë se gjashtë muajve, të dyshuarit mblodhën më shumë se 17 milionë euro nga fitimet e drogës, kryesisht në Francë, dhe transportuan paratë në automjete drejt një zone pranë Piedmontit në Itali, që gjendet në kufi me Francën, thanë prokurorët.
“Aty, në bashkëpunim me tre biznese për shkrirjen e metaleve të çmuara në Piedmont dhe Lombardi, paratë u shndërruan në shufra dhe fleta ari në vlerën e njëjtë monetare”, u tha në njoftim./kb
