Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar sërish protesta. Nuk është hera e parë që Berisha del me paralajmërime të tilla.
“Siç e patë vetë, narkoparlamenti i Partisë Socialiste, vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e këtij parlamenti, votimin në errësirë të plotë të narkoqeverisë dhe programit të saj.
Qytetarët e panë se çdo gjë është e pashpresë në rrugë procedurale dhe ligjore dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe as moral”, është shprehur Berisha.
Sipas tij, sot ishte një mundësi që të anullohej seanca dhe me anullimin e seancës rivendosej Kushtetuta.
“Por problemi është se këta janë Erion Veliaj.
Janë copy-paste.
Këta e kanë shumë të qartë se i pret fundi i Erionit.
Këta e kanë të qartë se e drejta, e vërteta, vonon, por nuk harron’, është shprehur më tej Berisha.
Kreu i PD-së, ka shenjëstruar sërish zëvendësministren Belinda Balluku dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
“Lubi Balluku e ka të qartë se tuneli i Llogarasë është për të tuneli nga i cili nuk do dalë dot ndonjëherë. Le ta fshehë dhe të bëjë ç’të dojë me dosjen Altin Troplini, por ai tuneli mbetet monumenti më i shëmtuar i vjedhjes së Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.
Është e qartë se kur them që janë si Erion Veliaj, janë pa asnjë diskutim edhe më keq se ai në disa aspekte.
Janë 400 milionë të djegësave, të cilat kanë firmën e Edi Ramës, por aktualisht e mbron Altin Troplini.
Mirëpo ai e di se drejtësia vonon dhe nuk harron.
Këta i panë dje këshilltarët, të quajturit larva njerëzore, njerëz të cilët kishin dalë dhe ishin kacavjerrë dritareve dhe dyerve të prokurorisë dhe gjykatës në protesta kundër arrestimit të Erionit, kurse dje i bënin gjyqin Erion Veliajt, duke dëshmuar se nuk kanë as moral, as karakter, asgjë tjetër.
Ju e patë se si ishin ata sot, ishin në zi, nxinin sepse panë secili në veten e tij, fatin e Erion Veliajt.
Këta e dinë shumë mirë…
E di ndrikull Xhaçka se atë pronë nuk do e gëzojë, pavarësisht se ka aksioner Edi Ramën.
Edi Rama e di mirë se për ato vjedhje monstruoze, dita do i vijë.
E di mirë se Gjipenë nuk do e gëzojë. Nuk do mund ta gëzojë.
Ju lutem, zbërthejeni pak gjyqin e Erion Veliajt dje. Ai ishte supergjyqi i llojit të tyre.
Njerëz që para disa muajsh ishin kacavjerrë, kishin sulmuar gjykatës dhe prokurorë për arrestimin e Lal Vjedhësit, dje i bënin gjyqin pa mëshirë dhe më pasion të tmerrshëm.
Ky është problemi i tyre.
Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veliaj.
Këta e dinë se asgjë në botë, të vërtetën dhe të drejtën, nuk do e pengojë.
Prandaj dhe këta sot votuan kundër, por ne vazhdojmë betejën”, është shprehur Berisha./E.S
