Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk janë për bojkot, duke harruar se çfarë ndodhi në seancën parlamentare, ku qëllun me letra e libra, kundrejt Qeverisë dhe kryetarit të Kuvendit, duke mos lejuar prezantimin, duke bojkotuar seancën, me dhunë.
“Ka bojkot ose jo-bojkot.
Kjo është e gjitha!
Ne nuk jemi për bojkot.
Në qoftë se do bojkotonim në çdo gjë, ose do firmosnim vetë monizmin dhe për të marrë pushtetin, do të përdornim luftë guerile. Por ne nuk jemi për atë, ne jemi parti e vlerave konservatore.
Ne nuk bojkotojmë, por shfrytëzojmë çdo hapësirë për realizimin e qëllimeve tona.
Kjo hapësira janë të kufizuara, por aq sa janë, ne do i shfrytëzojmë.
Unë e di gjithnjë se ka një mënyrë se do ishte më mirë bojkoti, por unë nuk besoj në atë”, ka thënë Berisha.
