Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se, Isai është marrë i pandehur për “shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.
Më 15 janar të këtij viti, Isai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. I pyetur nga gazetarët e pranishëm se për çfarë ishte thirrur në SPAK, Isai teksa kalonte derën u përgjigj: “Kur të dal, s’e di”.
Pasi doli nga SPAK, Isai tha se para prokurorëve dha sqarime shtesë në lidhje me çështjen që po hetohet për vitin 2023. Ndaj tij rëndon një tjetër kallëzim për pabarazi në tendera, shpërdorim detyre dhe korrupsion, i bërë nga avokati Esmerald Xhafa. m.p.
