Karburanti dominon tregun e mallrave me akcizë, konsumi shkon në 489 mijë ton

Karburanti është ndër mallrat e akcizës me sasinë më të lartë të importuar dhe konsumuar në vend, kjo nxitur edhe nga turizmi i cili po shtrihet gradualisht përgjatë gjithë vitit, ku nuk ka më interes vetëm për vijën bregdetare por dhe për eksplorimin e zonave urbane,  historike edhe malore, duke sjellë përdorim të shtuar të automjeteve.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në muajin Gusht 2025 janë zhdoganuar dhe kanë shkuar për konsum nga afro 489.8 mijë ton karburant. Krahasuar me janar-gusht 2024,  importet e këtij produkti janë rritur me 49 mijë tonë.

Ky është një nivel rekord edhe ndër vite, i ndikuar dhe rënia e çmimit të naftës në treg. Aktualisht një litër naftë shitet mesatarisht 175 lekë për litër, çka ka nxitur lëvizshmërinë më të madhe të qytetarëve si për pushime të shkurtra ashtu edhe për pushime të gjata.

Po nga ana tjetër, nafta si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.

Ndërkohë, një tjetër produkt që ka shënuar rritje është kafeja.

Në 8-mujorin e parë të vitit janë importuar 6175 ton kafe,  me një rritje prej 565 ton në raport me një vit më parë.

Importi i cigares,  po ashtu ka marrë një kthesë tjetër në muajin Gusht, pasi përgjatë gjithë vitit ka qenë në rënie. Kështu në 8 muaj janë importuar 2257 ton, me një rritje prej 222 ton në raport me janar-Gusht 2024.

Ndërsa kthesë ka pësuar edhe importi i birrës, pasi paraqitet me rënie në raport me vitin e kaluar. Deri në Gusht janë importuar 41.2 mijë tonë, apo rreth 900 ton më pak. Rënia për këtë produkti i referohet kryesisht muajit Gusht.

Lexo edhe :  Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës

Të ardhurat nga akciza përgjatë periudhës janar-gusht 2025,  janë realizuar në shumën 462 milionë euro milionë euro,  me një rritje prej 44 milionë euro./e.t