Pas provokimeve në ajër me avionët rusë që i afrohen kufijve të vendeve të NATO-s dhe mobilizimin e menjëhershëm të avionëve Perëndimorë, ka reaguar edhe Moska.
Ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar Perëndimin që rrëzimi i një avioni rus, do të ishte shpallje lufte.
“Çdo rrëzim i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore do të shkaktonte një luftë”, ka thënë ai.
Ky reagim erdhi pasi avionë ushtarakë të NATO-s dhe SHBA u mobilizuan menjëherë pasi avionë rusë fluturuan pranë kufirit të Danimarkës si dhe pranë Alaskës.
Dy ditë më parë, edhe Presidenti Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të rrëzojnë avionët rusë të cilët hyjnë në hapësirën ajrore. m.p.