Rama thirrje qytetarëve: Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni, për veten dhe familjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel një video ku shfaqen disa të moshuar teksa vaksinohen.

Në mesazhin që shoqëron videon, ai u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen, jo vetëm për veten, por edhe për familjarët e tyre.

“Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni, për veten, për familjen, për jetën. Rezervoni datën dhe orën për veten dhe fëmijët nëpërmjet e-Albania”, shkruan Rama.

/e.t