Një bombardim ajror rus që zgjati më shumë se 12 orë, ka lënë të vdekur 4 persona dhe të plagosur 70 të tjerë.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se të gjitha vdekjet ndodhën në kryeqytet, Kiev, ku ishin të shënjestruara shumë nga predhat, dhe midis viktimave ishte një vajzë 12-vjeçare.
Breshëria e cila përfshin gati 6 dronë, dhe disa dhjetra raketa, të drejtuara në shtatë rajone të Rusisë, është një ndër më të fuqishmet që është shënuar përgjatë luftës Rusi-Ukrainë.
Zelensky paralajmëroi se Ukraina do të hakmerrej dhe tha se sulmi “i shëmtuar” tregoi se Moska “dëshiron të vazhdojë të luftojë dhe të vrasë”. Rusia nga ana tjetër tha se goditi objektet ushtarake dhe ndërmarrjet industriale që mbështesin forcat e armatosura të Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Igor Klymenko, tha se të paktën 100 vende civile ishin dëmtuar në të gjithë vendin nga sulmi, me lagje të tëra të mbetura në rrënoja.
Shërbimet e emergjencës thanë se një sulm ndaj Institutit të Kardiologjisë në Kiev kishte vrarë një infermiere dhe një pacient.
“Një furrë e madhe buke, një fabrikë gome për automobila, si dhe ndërtesa apartamentesh dhe infrastruktura civile u vunë gjithashtu në shënjestër,” tha Zelensky, për BBC. m.p.