“Lamtumirë!”, Pirro Çako reagon për ndarjen nga jeta të nënës së tij

Dhimbje në familjen e artistëve Çako!

Kantautori i mirënjohur Pirro Çako ka reaguar pasi nëna e tij dhe sopranoja e famshme Luiza Çako. Artistja u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Pirro Çako zgjodhi një foto të vjetër, nga fëmijëria teksa e ëma e mbante në krah për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
“Lamtumirë Nëna ime 🕊️♥️”, shkroi artisti i njohur krahas imazhit në një postim në rrjetin social Instagram.

Ajo ishte bashkëshortja e të ndjerit Gaqo Çako, një prej ikonave të operës shqiptare. E ëma e kantautorit të njohur Pirro Çakos, Luiza Papa ka qenë një nga femrat më të bukura shqiptare të viteve ’60, ndërsa e përshkruanin si vajzën që të gjithë kthenin kokën kur ajo kalonte.

 

Luiza Papa shquhej për veshje të veçanta tërë elegancë, për stilin e saj perëndimor dhe për topuzin e famshëm që gjithnjë e ka pasur të veçantë./kb