Last Updated on 29/09/2025 by adminfjala
Një mbasdite pranë pishinës, e mbushur me energji pozitive, yoga relaksuese dhe smoothie të freskët, shënoi prezantimin e një produkti të ri në tregun shqiptar: Kefiri nga Lufra. Ky produkt inovativ synon të sjellë jo vetëm shije dhe përfitime shëndetësore, por edhe një mënyrë jetese moderne e të balancuar.

Një event ndryshe në Tiranë
Eventi, i organizuar nga kompania Lufra, mblodhi 10 influencer të njohur të rrjeteve sociale dhe të botës së lifestyle-it, të cilët morën pjesë në një klasë yoga pranë pishinës. Pas ushtrimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të shijojnë smoothie dhe milkshake të përgatitura me kefir, duke zbuluar shijen e freskët dhe benefitet që ky produkt sjell për trupin dhe mendjen.

Atmosfera e krijuar ishte një dëshmi e qartë se kefiri nuk është thjesht një produkt i ri në treg, por një pjesë e natyrshme e një stili jete aktiv dhe të shëndetshëm, ku kujdesi për trupin, mendjen dhe ushqimin shkojnë dorë për dore.
Pse kefir?

Kefiri është një produkt i fermentuar, i njohur ndërkombëtarisht për vlerat e tij të larta ushqyese dhe përfitimet shëndetësore. Përmban probiotikë që mbështesin një tretje të shëndetshme dhe forcojnë florën e zorrëve, ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe vitaminave, duke kontribuar në forcimin e kockave dhe sistemit imunitar.
Për më tepër, kefiri është i lehtë për t’u tretur dhe shpesh tolerohet më mirë se qumështi nga persona me intolerancë ndaj laktozës. Falë përbërjes së tij ushqyese, ai ofron energji natyrale dhe është ideal si pjesë e mëngjesit, apo si një snack i shëndetshëm pas aktivitetit fizik.
Lufra, gjithmonë me risi

Me lançimin e kefirit, Lufra konfirmon edhe një herë pozicionin e saj si një nga brandet më inovative shqiptare në industrinë e bulmetit. Duke sjellë një produkt që është i lidhur ngushtë me tendencat e konsumatorit modern, Lufra synon jo vetëm të plotësojë tregun, por edhe të edukojë mbi rëndësinë e një ushqyerjeje të shëndetshme dhe një stili jetese aktiv.
Kefiri shënon një hap të rëndësishëm në gamën e produkteve që kompania ofron, duke kombinuar traditën e cilësisë me kërkesat e reja të kohës./E.S
