Last Updated on 18/11/2026 by Anisa
Është konfirmuar një rast me malarie në Shqipëri. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe aktualisht ndodhet i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas informacioneve, pacienti është nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin përkatës. Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast tjetër, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për të.
Rasti i konfirmuar ka rikthyer vëmendjen te malaria, një sëmundje infektive që prej dekadash nuk transmetohet në mënyrë endemike në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rastet e regjistruara në vend kanë qenë kryesisht të importuara nga persona që kanë udhëtuar në zona ku malaria është e përhapur.
Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke dhe komplikacione të rënda nëse nuk trajtohet në kohë.
PS: *“Kurora” shkon për mushkonjat. Të njohura si shkaktaret më të mëdha të vdekjes se njeriut. Me pickimin e tyre transmetojnë një mori sëmundjesh dhe virusesh, jo rrallëherë vdekjeprurës, mes të cilave edhe malarjen që vret çdo vit 600 mijë persona, shto këtu edhe 125 mijë të tjerë që ndërrojnë jetë nga sëmundjet e tjera të marra po nga mushkonjat./ad
