Ditën e sotme disa media raportuan për të shtëna me armë në zonën e Liqenit Artificial. Megjithatë, policia e Tiranës mohon ngjarjen, duke sqaruar se nuk është konstatuar asnjë provë që të tregojë përdorim të armëve.
Sipas policisë, gjithçka ka nisur nga një qytetar që ka telefonuar duke raportuar për të shtëna, pas një konflikti të vogël për bllokimin e rrugës me makinë. Më pas, i njëjti person ka telefonuar sërish, duke dhënë një version tjetër të ngjarjes.